E shtunë, 5 Tetor, 2024
20.5 C
Pristina

“Me pagu qiranë, ja kam nxi shtatzaninë …”,Bardhi shpreh dhimbjen në këngën e fundit, por çfarë po ndodh me të?

Një nga emrat më të dashur në muzikë, Bardhi ka publikuar këngën “Qikes tem,” e cila mban mes rreshtash dhimbje dhe një mesazhi të thellë.

Kjo këngë duket se shfaq lidhjen e tij me Sarën dhe shtatzaninë e saj, duke treguar sakrificat e shumta dhe periudhën e vështirë që kanë kaluar së bashku këtë periudhë që artisti u shkëput nga menaxheri i tij.

“Ju thash vllazni, e bash qata m’vran

E kohve t fundit kom marr borxhe

Me pagu qiranë”-shprehet ai ndër vargje.

Më tej ai vijon:

“Po mamit ton me kto probleme t’mia

Besom ja kam nxi shtatzanin”-teksa thotë se nuk ka pasur pra as për t’i blerë Sarës vitaminat.

Kënga ka prekur zemrat e adhuruesve të tij, teksa të gjithë i shprehin mbështetje, me besimin se çdo vështirësi do të kalojë dhe Bardhi do të rikthehet më i fortë.

Shiko videon:

Nga Rubrika