E diel, 8 Shtator, 2024
17.4 C
Pristina

Mozzik në “Sunny Hill”, një unazë për Lotinën dhe një këngë për ish-in Loredanën…

Reperi Mozzik është padiskutim një nga personazhet më të komentuar— nisur nga talenti i tij në muzikë, ndarja nga Loredana dhe së fundmi romanca e re me Lotinën.

Gjithashtu Mozzik di shumë mirë si t’i bëjë njerëzit të flasin, dhe performanca e tij mbrëmjen e djeshme në “Sunny Hill Festival” ka pasur disa elemente të mirëmenduara.

Lotina publikoi në rrjetet sociale disa momente ku Mozzik shihej duke performuar në skenë, ndërsa reperi habiti me reagimin e tij, duke e rishpërndarë postimin bashkangjitur me një emoji unazë— lënë të kuptohet se e kanë çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër.

Mozzik mori vëmendje në rrjet edhe se mes të tjerash këndoi këngën “Madam”, të cilën ia ka dedikuar ish-partneres dhe nënës së vajzës së tij, Loredanës, gjatë kohës që ishin bashkë.

Shiko foton:

Nga Rubrika