KFOR-i ka bërë të ditur se ka arritur në Kosovë një kontingjent i trupave turke që do t’i zëvendësojë një njësi të trupave italiane të dislokuara më parë.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim të KFOR-it.
“Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e KFOR-it për të vazhduar ofrimin e një mjedisi të sigurt për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.
Është gjithashtu një demonstrim tjetër konkret i angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/