Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj për një qëndrim të veçantë ndaj shëndetit dhe mirëqenies.
Ajo ka treguar se si kujdesi për shëndetin është një nga prioritetet e saj, duke ndarë me ndjekësit një recetë të veçantë që ndihmon në forcimin e imunitetit.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Sara ndau një foto ku përgatit një pije të shëndetshme per Bardhin, duke theksuar se si përbërësit natyralë mund të bëjnë mrekulli për organizmin. Ajo tregoi se për këtë pije përdor:
Ginger: Një përbërës i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore dhe përmirësimin e sistemit të tretjes. Limon: Burim i shkëlqyer i vitaminës C, ndihmon në forcimin e imunitetit dhe pastrimin e organizmit. Turmerik: Një përbërës i fuqishëm antioksidant që ndihmon në reduktimin e inflamacionit. Piper i zi: Ndihmon në përthithjen më të mirë të kurkuminës nga turmeriku. Mjalte: Një ëmbëlsues natyral me vetitë antibiotike. Ujë mineral: E domosdoshme për hidratimin e trupit.
Sara thekson se kjo recetë është e lehtë për t’u përgatitur dhe se e konsumon rregullisht për të mbajtur imunitetin e saj në nivele optimale. Kjo qasje e saj ndaj shëndetit nuk është vetëm një trend, por një mënyrë jetese që tregon se sa e rëndësishme është të kujdesemi për veten.
Ajo ka treguar se keshtu ia ben shotsat e imunitetit Bardhit./InfoKosova/
Shiko foton: