Artisti shqiptar Noizy është dorëzuar tek organet e rendit në Kosovë, disa muaj pas sherrit të bujshëm në një diskotek në Pejë.
Gazeta Insajderi merr vesh nga burimet se ai është vetë dorëzuar në stacionin e policisë në Pejë.
Ndaj tij, Prokuroria është duke përgatitur masën e ndalimit për 48 orë.
Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti drejtësia në Shqipëri kishte marrë vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax iu caktua masë arresti me burg.
Më pas më 16 gusht, Gjykata e Durrësit e liroi Noizyn nga paraburgimi, pasi ofroi një garanci pasurore në vlerë prej 50.000 eurosh.