E shtunë, 23 Nëntor, 2024
-0.4 C
Pristina

Partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, shtrihet në spital me diagnozë “pneumonia”

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Georgina Rodriguez ka zbuluar se ka kaluar katër ditë në spital për shkak të një pneumonia, por tashmë partnerja e Cristiano Ronaldos është “më në fund kthyer në shtëpi”.

Modelja 30-vjeçare spanjollo-argjentinase ka vizituar Paris Fashion Week dhe Saint-Tropez gjatë javëve të fundit, me yllin portugez Ronaldo që iu bashkua në njërën prej këtyre udhëtimeve për të shijuar një pushim luksoz.

Megjithatë, Georgina ka informuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale se ka kaluar kohë nën kujdes mjekësor. Ajo ka postuar një foto ku duket një kateter intravenoz në krahun e saj, por ka treguar se tashmë është kthyer në shtëpi, ku jeton me Ronaldon, sulmuesin e Al-Nassr, në Arabinë Saudite.

Duke dhënë një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore pas qëndrimit të detyruar në Spitalin Gjerman Saudit, Georgina ka thënë: “Më në fund në shtëpi! Kam kaluar 4 ditë në spital me pneumoni, tani jam më mirë, por ende jam në fazën e rikuperimit në shtëpi me familjen time. Dua të them një falenderim të madh për të gjithë stafin, mjekët, infermierët dhe të gjithë në spital… Ata u kujdesën për mua në mënyrë të mrekullueshme dhe jam shumë mirënjohëse për këtë. Faleminderit të gjithëve për kujdesin e shkëlqyer!”

Ndërkohë që Georgina po rikuperohet nga pneumonia, Ronaldo ka qenë aktiv në fushë me Al-Nassr. Ai shënoi gol në ndeshjen kundër Al-Shabab, ndërsa vazhdon të synojë arritjen e 1,000 golave në karrierë. Më pas, Ronaldo luajti të gjitha 90 minutat në fitoren 1-0 të Al-Nassr ndaj Esteghlal në Ligën e Kampionëve të Azisë, ndeshje e zhvilluar në Dubai.

Nga Rubrika