E diel, 6 Tetor, 2024
13.6 C
Pristina

Për këto arsye, Sara Hoxha dhe Olta Gixhari janë shoqe!

Me siguri e keni vënë re miqësinë e krijuar mes aktores Olta Gixhari dhe partneres së Ledri Vulës, Sara Hoxhës.

Ajo që i bashkoi ishte filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku dy vajzat janë motra.

Koha e kaluar bashkë i ka lidhur akoma më shumë e ka bërë që dy vajzat të kalojnë kohë edhe me fëmijët që i kanë në të njëjtën moshë.

Por ndjekësit janë kuriozë të dinë si ka lindur miqësia mes tyre, e për këtë pyetën Oltën në “Instastory”.

Ajo tregoi se Sara është person që ia kupton humorin e se së bashku qeshin shumë.

Mirëpo duket se kjo nuk është e vetmja gjë.

Teksa e ka shoqëruar pyetjen me foton e dy fëmijëve, Olta tregon se djali i saj e do shumë Poem, vajzën e Sarës.

“Sara është nga njerëzit që ma kupton në ajër humorin.

Qeshim shumë bashkë.

Vdes Mai për Poin”- shkruan ajo.

Ja ku dhe u krijuar krushqia!!

Shiko foton:

Nga Rubrika