E shtunë, 5 Tetor, 2024
15.5 C
Pristina

Prindërit e Lotinës flasin hapur për lidhjen e saj me Mozzik

Në një intervistë për emisionin “Canape” në T7, Mika dhe Lutfi Haziri kanë folur hapur për romancën e vajzës së tyre, Lotinës, me reperin Mozzik.

Mika Haziri tregoi se si reagoi kur vajza e saj i njoftoi për lidhjen.

Ajo ndau se fillimisht Lotina e kishte pyetur për mendimin e saj, duke i thënë: “Mami, kam shkruar, çfarë mendon?”, dhe si çdo prind, Mika i kishte këshilluar të ishte e kujdesshme dhe të mos nxitonte.

Megjithatë, pasi e njohu më mirë Mozzikun, ajo e pranoi marrëdhënien dhe tha se tani e konsiderojnë pjesë të familjes, duke e cilësuar reperin si një djalë shumë të mirë.

-E keni paragjykuar ndonjëherë rolin e tij në muzikë?

Mika Haziri: Jo, ndoshta sepse nuk e kam ndjekur më herët, repin e anashkaloj, s’kam as keq, as mirë.

Por tani kam parë që kishte këngë të mira.

Lutfi Haziri shprehet se nuk ka pasur paragjykime në familjen e tyre, madje kishin ndjesinë se njiheshin prej kohësh.

Lutfi Haziri: Unë e kam ndjekur, nuk kemi paragjykime në familje realisht, as unë, as Mika.

Edhe në familje të gjerë nuk kemi paragjykime.

Edhe për Mozin pak a shumë, emër publik, ka qenë i njohur, i dëgjuar, por ajo që neve na ka ofruar është lumturia që Loti e ka gjetur dhe në takimin e parë ne jemi pranuar, kemi pasur ndjenjën që jemi njohur shumë.

-Si ishte takimi i parë me të?

Lutfi Haziri: Sikur ta njihnim gjithmonë dhe porosia ime ka qenë kujdesuni për njëri-tjetrin si për veten tuaj, si për sytë tuaj dhe fundja ne e gjejmë lumturinë si prindër te lumturia juaj, gjithçka që e keni bashkë neve na plotëson, na gëzon.

Po presim me padurim t’i bëjmë familjet tona bashkë, më të mëdha dhe kjo lidhje po bëhet më e fortë, më e qëndrueshme, më e çeliktë.

Nga Rubrika