Web Analytics

Thyen rregullat, ‘Vëllau i Madh’ dërgon Zarfin e Kuq banorëve pak para fillimit të spektaklit

Zarfi i Kuq ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3, përpara spektaklit të sotëm, për të paralajmëruar banorët.

Vëllai i Madh u kërkoi banorëve të respektojnë rregullat bazë të programit, ndryshe do të merren masa për të gjithë banorët.

“Vëllai i Madh ka vënë re se ju harroni rregullat bazë të këtij formati. Ai ju rikujton që të vendosni mikrofonat dhe të keni kujdes në mirëmbajtjen e tij. Duhet t’i përgjigjeni zërit të Big Brother menjëherë, ku ju kërkohet të futeni në shtëpi, dilni në oborr ose futeni në living.

Të respektoni leximin e zarfit ku duhet të jeni të gjithë. Kjo është hera e fundit që Vëllai i Madh ju paralajmëron përpara se të marrë masa për të gjithë shtëpinë”, thuhej në zarf.

Shiko videon:

Nga rubrika