E enjte, 19 Shtator, 2024
15.5 C
Pristina

Vesa publikon fotografi me fustanin e shkurt, vëmendje merr “celuliti” i saj

Vesa Vllasaliu, ish-banore e Big Brother VIP Kosova dhe një nga emrat më të përfolur të momentit, së fundmi ka ndarë një foto që ka ndezur rrjetet sociale.

Vesa, e njohur për stilin e saj unik dhe pamjet elegante, këtë herë ka zgjedhur të shfaqet me një fustan të shkurtër që i nxjerr në pah këmbët e saj të tonifikuara.

Megjithatë, detaji që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë dukuria e celulitit në këmbët e saj.

Pavarësisht se shumica e ndjekësve e komplimentuan për pamjen dhe guximin e saj, pati edhe nga ata që u fokusuan tek celuliti, duke lënë komente të përziera.

Në një botë ku standardet e bukurisë shpesh i vendosin gratë në presion, Vesa ka vendosur të mos e fsheh këtë aspekt të trupit të saj, duke treguar natyralitet dhe vetëbesim.

Përtej kritikave, shumë fansa e kanë vlerësuar për guximin dhe mesazhin e fuqishëm që dërgon.

Kjo nuk është hera e parë që një figurë publike si Vesa ballafaqohet me komente të tilla, por ajo vazhdon të qëndrojë e patundur dhe të përçojë mesazhe pozitive për vetëpranimin dhe dashurinë për trupin.

Kjo situatë tregon edhe një herë se sa e rëndësishme është që të pranojmë diversitetin trupor dhe ta shohim bukurinë në të gjitha format e saj, një qëndrim që Vesa duket se e përqafon pa frikë./InfoKosova/

Shiko foton:

Nga Rubrika