Web Analytics

Zbulohet skenari i produksionit: Meritoni do lë Ilnisë, dhe do lidhet me…

Botuar nga: InfoKosova

Ish-banori i “BBVIP”, Gabriele Mezini ka folur për eliminimin nga gara si dhe për raportet që janë krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri BBV3.

Gjatë ditëve të fundit të qëndrimit në format ai u vu re se kishte marrëdhënie shumë të mira me Ledjonin dhe shiheni shumë pranë njëri-tjetrit.

Në lidhje me këtë raport Gabriele i ftuar në “Wake Up”, shprehet: Edhe aty brenda u vu re, filluan të dilnin zëra.

Kishte inspektorë dhome që vinin e të pyesnin.

Por unë u ndjeva rehat dhe krijova një besim.

Ishte miqësore asgjë më shumë.

Në lidhje me raportin që kishte ndërtuar me Vesën aty brenda dhe për të cilën shprehu një pëlqim, Gabriele shprehet: Në fillim me Vesën kisha një afrimitet dhe bëra disa biseda që lindnin natyrshëm.

Por aty brenda Vesa pati një lëvizje në krah të kundërt.

Mu kundërpërgjigj me ca gjëra dhe pastaj e kuptova se kjo erdhi javën që ishte në nominim.

U frikësua dhe mendoj se donte të shkonte te një person më me pushtet, dhe shkoi te Romeo.

Përsa i përket çifteve të krijuara brenda në BBV, Gabriele thotë se të vetmin çift të vërtetë që shikon është Heidi-Romoe.

Në lidhje me raportin e Ilnisës dhe Meritonit, ai shprehet se Meritoni po luan.

Gabriele i cili i ka parë gjërat më ndryshe aty brenda BBV, shprehet se Meritonin e shikon më shumë çift me Riken sesa me Ilnisën.

Ndërsa në lidhje me çiftin Bardhi-Sara, Gabriele shprehet se nuk do zgjasë shumë dhe se Sara po e përdor këngëtarin.

Sara me Bardhin nuk do të zgjasin dhe do të mbyllet shumë shpejt.

Me Sarën pata një debat aty dhe kuptova që karakteri i saj ishte që donte te bëntë diçka.

Sara duket sikur e tërheq Bardhin.

Deri diku po e përdor.

Heidi dhe Romeo më duket diçka e natyrshme.

Kurse për pjesën e Meritonit ishte shumë lojë, nga ana e Ilnisës mund të ketë diçka të vërtetë, por nga Meritoni ishte lojë.

Më shumë e shihja me Riken dhe mendoj se do ketë diçka mes atyre.

Do të ndodhin shumë gjëra aty.

I pyetur se nëse Meritoni afrohet me Riken, si do jetë raporti mes dy vajzave, Gabriele shprehet se Meritoni do ndëshkohet nga publiku, por mund ta kthejë dhe situatën në favorin e vetë, varet si do jetë marrëdhënia me Riken.

“Nëse te Ilnisa ka diçka për Meritonin, do të jetë pak e vështirë situata.

Meritoni do ndëshkohet nga publiku.

Por mund edhe ta kthejë situatën, se varet si do jetë marrëdhënia me Riken më mbrapa”, u shpreh ai.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT