E diel, 22 Shtator, 2024
7.9 C
Pristina

Postimi i Kiarës që ndezi debate në rrjete sociale

Moderatorja Kiara Tito këtë sezon do të vijë me një emision ndryshe nga ajo që ka bërë deri dje.

Ashtu sikurse ju zbuluam , Kiara do të moderojë këtë sezon Portokallinë, spektaklin e humorit në Top Channel.

Pas këtij zbulimi, ajo ka vendosur që të bëjë një ask me ndjekësit, duke i lënë të lirë ta pyesin për çdo gjë.

Një prej tyre, kishte të bënte me dukjen e Kiarës në promo, madje ky koment e cilësoi edhe si ‘të shëndoshë’.

a si iu përgjigj Kiara: Pyetja:”Pse nuk zgjodhe diçka tjetër në promo dukeshe super e shëndosh? Diçka të zezë pshm.

”Kiara: “Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare.

Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë.

Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re.

Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile 🥰”

Shiko foton:

Nga Rubrika