E mërkurë, 16 Tetor, 2024
14.4 C
Pristina

Kjo është 20-vjeçarja e cila u vlerësua si femra më e bukur në Turqi

Ayliz Duman fitoi konkursin e bukurisë “Miss Universe Turkey”.

Bukuroshja 20-vjeçare me origjinë gjermane fitoi konkursin e bukurisë dhe do të vazhdojë të përfaqësojë Turqinë në konkursin e 73-të të Miss Universe.

Duman, e cila po përgatitej për provimet e saj në universitet, u kurorëzua mbretëreshë në finalen e konkursit.

Mbretëresha e bukurisë 1.75 e gjatë flet anglisht dhe gjermanisht.

Konkursi i 73-të i bukurisë Miss Universe do të mbahet në Arena CDMX në Mexico City më 16 nëntor 2024.

Nga Rubrika