E enjte, 24 Tetor, 2024
19.5 C
Pristina

Françeska Murati na prezanton me motrën e saj, nuk do besoni sa shumë ngjajnë

Ish banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, vazhdon të jetë një figurë e spikatur në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga jeta e saj profesionale dhe private.

Aktualisht, ajo është e angazhuar në emisionin “Pa Filtra” së bashku me moderatorin e njohur Ronaldo Sharkën, ku diskuton tema të ndryshme sociale dhe argëtuese.

Por, përveç angazhimeve televizive, Françeska nuk heziton të shijojë gjithashtu jetën e natës. Mbrëmë, ajo publikoi disa pamje nga një event të veçantë, ku dukej mahnitëse si gjithmonë. Megjithatë, ajo që vuri në dukje më shumë ishte prezantimi i motrës së saj, e cila u bë menjëherë objekti i vëmendjes në rrjetet sociale.

Në postimin e saj, Françeska e përshkroi motrën me fjalën “Motla”, një shprehje e ngrohtë që tregon lidhjen e ngushtë mes dy vajzave.

Pamjet e publikuara tregojnë se ato kanë ngjashmëri të jashtëzakonshme, me karakteristika të përbashkëta fizike që i bëjnë ato të duken si dy pika uji.

Të dyja, me stilin e tyre të veçantë dhe charm, tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Shiko foton:

Nga Rubrika