Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur për çiftin e njohur shqiptar, Luiz Ejlli dhe bashkëshorten e tij, Kiara.
Një fans i zjarrtë i tyre ka zgjedhur të shprehë dashurinë dhe admirimin për ta në një mënyrë të jashtëzakonshme.
Në zemrën e New York-ut, në sheshin ikonik të Times Square, u publikuan fotografitë e familjes Ejlli, me fokus në vogëlushen e tyre, Luna Mari Ejlli.
Në një akt solidariteti dhe mirënjohjes për të shënuar festën e fëmijëve më 1 qershor, një urim i ngrohtë u shfaq në madhështinë e ekranit të madh: “Gëzuar 1 qershorin Luna Mari”.
Luizi dhe Kiara kanë përjetuar emocione të forta duke pritur këtë surprizë të papritur, duke e ndarë momentin e bukur me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, duke e bërë atë edhe më të veçantë.
Shiko foton: