Web Analytics

Arbana Osmani sapo hodhi një kunjë ndaj produksionit të BBV3!

Botuar nga: InfoKosova

Moderatorja Arbana Osmani ka dhënë së fundmi një intervistë në podcastin e Mira Kazhanit, ku ka folur për jetën e saj profesionale, por edhe të personale.

Teksa po fliste për “Big Brother VIP”, Mira e pyeti nëse e kishte parë edicionin e tretë, dhe moderatorja u shpreh se në ekran nuk ka patur mundësi ta shohë, por ka parë aq sa ka mundur në rrjetet sociale.

Osmani theksoi se mesa ka dëgjuar edicioni i tretë i BBV ka tejkaluar dy edicionet e para dhe për këtë u shpreh e lumtur dhe tha se i vjen shumë mirë.

Por kjo u duk në fakt si një kunjë, pasi siç dihet nga të gjithë edicioni i dytë me protagonist Liuz Ejllin përfshiu mbarë shqiptarët kudo ndodheshin dhe tejkaloi çdo pritshmëri, që edhe vetë produksioni mund të kishte.

Kështu që kjo ishte një kunj e hapur e Arbana Osmanit ndaj produksionit të “Big Brother VIP 3”.

E pyetur për raportin e saj me konkurrentët, veçanërisht me Luiz Ejllin, ajo pohoi se ka respekt të thellë për guximin dhe kontributin e çdo pjesëmarrësi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Të FUNDIT