E enjte, 3 Tetor, 2024
18.7 C
Pristina

Arbenita kryqëzohet në rrjet pasi publikoi video me vajzën

Arbenita Ismajli ka bërë reagimin e parë, pasi Fero mori për një vit të drejtën e kujdestarisë së vajzës së tyre, Ninës.

Përmes një videoje në TikTok, Arbenita shfaqi disa momente me të bijën dhe shkroi:

“Si përfundim, fëmijët rriten mjaftueshëm që të shohin se cili prind ishte problemi”, duke nënkuptuar kështu se Fero është prindi problematik.

Menjëherë njerëzit komentuan në videon në fjalë, duke thënë se Arbenita nuk duhet t’i flasë keq vajzës për të atin.

Kujtojmë se Fero (Feronit Shabani), ia ka dalë të fitojë kujdestarinë e së bijës për 1 vit, sipas një akt-vendimi të dhënë nga Gjykata Themelore e Gjilanit. Ai konfirmoi lajmin gjatë intervistës së tij në “Nacionale”, ku ndër të tjera u shpreh:

“Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po, mua më është besuar vajza, për një vit”.

Shiko videon dhe fotot:

Nga Rubrika