E shtunë, 9 Nëntor, 2024
4.5 C
Pristina

Azemi tregon se a e ka ende të njëjtin mendim për Albën edhe pasi doli nga Big Brother

Dje në pjesën e dytë të emisionit ”Ora e Pasdites” ishte i ftuar ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Azem Gagica.

Ai tha se në formatin BBVK, ai ka dhënë mjaftueshëm duke e treguar vetveten për njeriun i cili është.

”Besoj që e kam treguar vetveten që jom kon edhe nuk kom bo diçka që mem ardh keq. Me babin raportin e kam shumë mirë. Kur kom dal më ka përqafu, më ka thënë jam krenar me ty, qajo është ma e rëndësishmja”.

Në diskutim e sipër ai foli edhe për mënyrën se si e sheh Albën nga jashtë, tashmë që ai s’është pjesë e rrugëtimit të Big Brother VIP.

”Une hala të njëjtin mendim e kam për të, është çikë shumë e mirë. Na e kena pas një shoqëri të mirë prej fillimit une, Vesa, Alba. Ata njerëz që kanë mbet brenda, nuk jon t’u i bo mirë asaj une qysh po e shoh, edhe ma mirë me u nda prej njerëzve që të bëjnë dëm”.

Po ashtu Gagica u shpreh se mund të sqarohen disa gjëra me Alben, dhe se e pret nesër./Klankosova/

Shiko videon:

Nga Rubrika