Web Analytics
E diel, 26 Maj, 2024
17.2 C
Pristina

Çfarë ndodhi? Kim Kardashian i ndodh e papritura në Instagram

Kim Kardashian ka humbur më shumë se 100.000 ndjekës (dhe vazhdon të humbasë) që prej ditës kur Taylor Swift publikoi këngën kundër saj pjesë e albumit “The Tortured Poets Department: The Anthology”.

Profili i Kardashian muajin e shkuar ishte në shifrat e 364.3 milion ndjekësve, ndërsa të hënën ra ndjeshëm dhe aktualisht postimet e saj janë të mbushura me komente nga fansat e Taylor ku shkruhet “thanK you alMee” (frazë kjo e marrë nga kënga në fjalë).

Kënga e re u publikua në albumin surprizë të Swift, ku flitet për një bullizese në gjimnaz me lëkurë të errët, e lyer gjithmonë me spërkatës për t’u dukur më e zezë.

Fansat e kuptuan menjëherë se titulli me shkronja kapitale i drejtohej Kim.

Kardashian nuk e ka komentuar ende këtë këngë, por mediat shkruajnë se nuk e ka vënë shumë ujin në zjarr.

Kujtojmë se Taylor dhe Kim nuk i kanë marrëdhëniet mirë që prej 2016-ës, kur Kanye West, asokohe bashkëshorti i Kardashian, e ofendoi Swift në një prej këngëve të tij.

Në atë periudhë Kim deklaroi se Kanye i kishte marrë leje Swift për ta përmendur, por këngëtarja e mohoi.

Kardashian publikoi edhe një telefonatë për të mbështetur këtë prononcim, që më vonë u vërtetua të ishte e edituar dhe e pavërtetë.

Që prej asaj kohe, fansat e Swift vazhdimisht i kundërvihen Kim në postime, por jo vetëm.

Publikimi i një kënge tjetër për të i kujtoi të gjithëve edhe njëherë debatin e vjetër mes tyre.

Të fundit