Web Analytics

Çfarë po ndodh mes Ledjonës dhe Ilnisës?

Botuar nga: InfoKosova

E ftuar në “E Diell N’trip”, ka qenë Ledjona Xheladinaj, gazetare dhe ish-konkurrente e formatit të ‘BBV3’.

E pyetur nga moderatorja Argjira Spanca lidhur me marrëdhënien që Ledjona ka me Ilnisën, duke qenë se të dyja janë jashtë shtëpisë dhe ndoshta do të kenë bërë paqe me njëra-tjetrën, Ledjona “habiti” me përgjigjen e saj.

Ajo u shpreh se çdo gjë është ok në marrëdhënien e tyre por më pas, mes të qeshurash tregoi se ajo gjë nuk do të ndodh kurrë, do të ‘mbajë’ fjalën që ka thënë brenda në ‘Big’, asnjë pajtim me Ilnisën.

“Unë me Ilnisën i kemi lënë pas të gjitha çfarë kanë ndodhur në ‘BBV3’, jemi bërë shoqe shumë të mira… bëj shaka, s’do të ndodhi kurrë! Nuk ndodh! Unë e kam thënë dhe çdo gjë që kam thënë në ‘Big’ s’do të thotë që do ti ndryshoj jashtë.”- shprehet Ledjona.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Të FUNDIT