E enjte, 10 Tetor, 2024
16.2 C
Pristina

Erion Veliaj i jep titullin e veçantë Ardit Gjebreas

Kantautori Ardit Gjebrea është nderuar ditën e sotme nga Bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, për kontributin e çmuar që ka dhënë në artin, kulturën dhe muzikën shqiptare.

Në ceremoninë e organizuar në nder të tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi Ardit Gjebrenë si personalitetin, i cili me muzikën e tij ka ndikuar gjithë shoqërinë shqiptare.

“Jam shumë i nderuar që vlerësojmë sot me titullin ‘Mirënjohja e qytetit të Tiranës’, një nga ikonat më të mëdha të qytetit tonë, të vendit dhe të kombit tonë, edhe përtej kufijve.

Ka njerëz të cilët, jo vetëm lënë shenjë, por edhe shënjojnë kohën kur jetojmë.

Kënga ‘Jon’ e Arditit shenjoi një kohë, ishte një gur kilometrik i tranzicionit, i një hapësire epokale në qytetin dhe në vendin tonë.

Në emër të qytetarëve të Tiranës do të doja shumë të të dhuroja diçka simbolike, një piano të stilizuar, nga një qytet që është mirënjohës, që di të falënderojë njerëzit e tij të çmuar dhe të një qyteti që shikon te shembulli yt, modelin që mund të frymëzojë të tjerë, se mund t’ia dalin pa u bërë të këqij, pa sharë e pa fyer, se mund t’ia dalin me djersë, me shumë mund, përpjekje dhe talent”, tha ndër të tjera kryetari i bashkisë Tiranë.

Shiko postimin:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Nga Rubrika