E enjte, 17 Tetor, 2024
8.5 C
Pristina

Habit Xhuli: Nuk e kam menduar që pas Big Brother do të më ndodh kjo gjë

Xhuli Nura, një nga emrat më të njohur të spektaklit “Big Brother VIP Kosova,” ka rikthyer vëmendjen e publikut me refleksionet e saj pas përfundimit të këtij formati të famshëm.

Në një intervistë të fundit, ajo ka ndarë mendimet e saj rreth eksperiencës së saj në shtëpinë e Big Brother dhe çfarë e ka surprizuar më shumë pas daljes nga programi.

Gjatë bisedës, Xhuli zbuloi se kishte përgatitur çdo hap të saj përpara se të hynte në shtëpi. “Unë kam qenë gjithmonë një adhurues i formatit Big Brother, sidomos edicionet e tij në vende si Angli dhe Finlandë, të cilat ishin jashtëzakonisht të suksesshme para një dekade.,” shprehet ajo.

Ajo theksoi se kishte analizuar me kujdes çdo banor dhe kishte planifikuar strategjitë e saj, duke shënuar detaje për çdo situatë që mund të ndodhte.

Megjithatë, Xhuli e pranon se situata brenda shtëpisë ishte ndryshe nga ajo që kishte imagjinuar. “Pas një muaji, situata ndryshoi. Kisha menduar se do ta kisha Stresin si shok aty brenda, por gjërat nuk shkuan ashtu siç e kisha pritur,” tha ajo, duke e theksuar se dinamikat e grupit ishin më të komplikuara se sa kishte parashikuar.

Një nga surprizat më të mëdha për Xhulinë ka qenë dashuria dhe mbështetja që ka marrë nga publiku pas daljes nga Big Brother. “Nuk e kam besuar se do të merrja kaq shumë dashuri nga njerëzit. Ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme të shohësh se si njerëzit nga të gjitha trojet shqiptare më kanë përkrahur,” thekson ajo, duke shtuar se ka pasur një lidhje të veçantë me diasporën, e cila e ka mbështetur me entuziazëm.

Në përfundim, Xhuli e pranon se përvoja e saj në Big Brother ka ndikuar në jetën e saj personale dhe profesionale.

Edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, i cili u mbyll me shpalljen e fituesit Arkimed Lushaj – Stresi, ka lënë një ndikim të fortë në kulturën mediatike shqiptare, dhe historia e Xhulit është një nga ato që do të mbetet në mendjen e fansave për një kohë të gjatë.

Nga Rubrika