Web Analytics

Incidenti që nuk u pa nga vizita e Ramës në Kosovë, qytetari e thërret tradhtar [Video]

Botuar nga: InfoKosova

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, bëri edhe më shumë “zhurmë” pas refuzimit për t’u takuar nga hmologu i tij Albin Kurti.

Në vizitën e tij në Kosovë, nuk kanë munguar as momentet e tensionit.

Teksa Rama zbriti nga makina e tij, ku po shkonte në takim me presidenten Vjosa Osmani, një qytetar e quajti kryeministrin shqiptar tradhtar.

Ndërkaq, Edi Rama u ndal dhe e dëgjoi, po pa bërë ndonjë reagim.

Pas këtij incidenti, ku shoqërohej dhe nga ambasadori shqiptar në Kosovë, Skënder Minxhozi, Rama vazhdoi në drejtim të Presidencës.

Shiko Videon:

Të FUNDIT