Web Analytics

Inspektorati Policor rekomandon suspendimin e dy policëve

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës.

Sipas njoftimit pas një informacioni që ka pranuar dje nga Policia e Kosovës në Suharekë, lidhur me një ankesë nga një qytetar

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e mbrëmjes kur policia kishin reaguar në një incident në Suharekë.

“Pas konsultimeve fillestare me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe duke dalë në vendin e ngjarjes.

Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj dy zyrtarëve policorë, IPK bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

Nga rubrika