Web Analytics

Ja sa fitime ka nxjerrë video-ja virale e Ilnisës me qenin Terri

Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Top Arena” gazetarja, Ida Nurçe.

oderatorja e njohur, Aleisa Bami, e ‘ngacmoi’ pak me pyetjet e saj.

Duke qenë se Ida është edhe tekstshkruese, Alesia e pyeti në lidhje me dy artistët, Flori Mumajesi dhe Luiz Ejlli. Nurçe ka shkruar një poezi të lexuar nga Flori dhe një këngë për Luizin.

Mes të dyve, Ida zgjodhi Mumajesin, pasi shtoi se ka qenë spuntoja që ajo të njihej më shumë.

Por jo vetëm kaq, pasi Bami i rikujtoi videon e famshme të Ilnisa Agollit me qenin Terri.

Teksa gazetarja po tentonte të përqafonte qenin, ky i fundit e sulmoi atë.

Autorja e videos të bërë shumë virale në rrjet është pikërisht Nurçe, e cila tha se nuk ka fituar asnjë lekë pasi nuk e ka të monetizuar “Youtube”.

Pjesë nga intervista:

Alesia: Manush ti ndoshta nuk e di, por Ida është autorja e videos së Ilnisës me qenin Terry.

Manushi: Këtë nuk e dija, sa e kam kërkuar këtë autoren

Ida: Ja ku e ke

Alesia: Sa para ke fituar nga kjo video?

Ida: Asnjë lek

Alesia: Fare? Si ka mundësi, ajo u bë shumë virale

Ida: Është bërë shumë virale, e kam hedhur unë te “Youtube” im, por nuk e kam monetizuar.

Kështu që nuk kam fituar asnjë lekë.

Shiko videon  e Ilnises me qenin:

Nga rubrika