Web Analytics

“Jemi fejuar…”, reagojnë ashpër famijarët e Endrik Bebës pas deklaratës së Sarës në BBVA

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, familjarët e Endrik Bebës që menaxhojnë rrjetet sociale të tij, kanë reaguar për deklaratën që ka bërë më herët Sara.

Kjo e fundit në një bisedë me Albi Nakon është shprehur se ka qenë e fejuar me këngëtarin.

“Kam qenë e fejuar, ai është zhgënjimi im i parë si femër.

19 vjeçe kam qenë”, tha ajo.

“Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi.

Ehuu.

Por jam ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme dhe prapë kur erdhi i thashë dje hajde flasim.

E dija që nuk do vije i thashë për shkak të situatës së Bardhit, po të marr unë thashë të çlirojmë atë tensionin”, tha ajo.

Familjarët kanë hedhur poshtë një gjë të tillë ndërsa kërkojnë nga produksioni t’i japë mundësi Endrik Bebës ta sqarojë edhe ai vetë publikisht këtë deklaratë të pavërtetë të bërë nga banorja.

“Ndjemë detyrën të theksojmë se midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebes nuk ka pasur asnjë fejesë në horizont.

Ishte një lidhje të rinjsh disa mujore, 9 vjet më parë.”

“Endriku siç pranoi lidhjen me Sarën mund ta pranonte edhe fejesën, por nuk ka egzistuar.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e familjarëve të banorit të BBVA 3.

Shiko postimin:

Nga rubrika