Web Analytics

Jo vetëm Fifi, zbulohen mesazhet e koduara që Sara merrte në BBV dhe si!

Botuar nga: InfoKosova

Të ftuara në emisionin ‘Cherry on Top’, Fifi dhe Sara Gjordeni ndanë me publikun disa sekrete që s’na i merrte mendja.

Të dyja treguan se si komunikonin me anë të rrobave me të afërmit dhe familjarët e tyre.

Fifi u shpreh se kishte zgjedhur çorapet.

E kishim përcaktuar që do të më dërgonin çorape. Çorapet blu nënkuptonin ‘qetësohu’, të kuqet nënkuptonin se jam ‘flakë fare’ dhe çorape me figura nënkuptonin ‘po luajnë me ty’.

Nga ana tjetër, Sara zbuloi marrëveshjen e saj.

Kishim rënë dakord që kur Gabrieli të vinte për vizitë, ngjyra e xhinseve të tij do të ishin një kod për të më informuar mbi pozicionin tim në lojë.

Xhins blu do të thotë ‘mos fol shumë se po përflitesh për keq’, xhins të zeza që ‘je për finale’, dhe xhins gri që ‘ke arritur deri këtu pa e kuptuar’.

Ndonëse asnjë vizitë e tillë nuk ndodhi, familjarët arritën t’i jepnin sinjale me anë të xhinseve që dërgonin si pjesë e rrobave nga shtëpia, për t’i thënë të tregohej më e matur, pavarësisht se nuk u mor parasysh nga ajo.

Të FUNDIT