Web Analytics
BallinaSHOWBIZKaq bukurosh! Ky është i dashuri miliarder i Miss Blerta Veselit

Kaq bukurosh! Ky është i dashuri miliarder i Miss Blerta Veselit

Prej kohësh, ish-Miss Universe Blerta Veseli gjendet në Amerikë.

Atje po e mbajnë punët dheeeee jo vetëm punët!

Bukuroshja, përtej fotove të nxehta, duket se e ka gjetur dashurinë.

Prive.al ka arritur të kuptojë nga detaje pranë saj se Blerta është në një lidhje romantike.

Ajo po shijon romancën me biznesmenin maroken, 29-vjeçarin, Mokhtar Jabli.

Jabli është i zhytur thellë në industrinë e patundshmërive, dhe krijues i “The Nightfall Group”, kompanisë të shërbimeve luksoze të udhëtimit me bazë në Beverly Hills të Kalifornisë.

Trajektorja e shpejtë e pasurimit të tij në një rrugëtim tejet inspirues ka marrë vëmendjen edhe të gjigantit Forbes.

Ai përgjatë kohës së pandemisë edhe zyrtarisht kapi vlerë miliardëshe të pasurisë përmes kompanisë së tij.

Në një intervistë së fundmi, Jabli ka deklaruar se me të vërtetë e ka jetuar kuptimin e “ëndrrës amerikane” duke qenë se ka nisur nga zero pak vite më parë, kur shkeli ‘sefte’ në Amerikë në 2016-ën.

Shiko foton:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit