Web Analytics

Kush është vajza VIP që Meritoni e braktisi për Ilnisën?

Botuar nga: InfoKosova

Që në hyrjen në shtëpinë e “Big Brother”, Meriton Mjekiqi kërkoi që të kishte vajza të bukura në lojë.

Natyrisht që me natyrën e tij prej “playboy”, lidhjet do të ishin të parashikueshme.

Si një prej beqarëve më të pëlqyer, shpesh jeta e tij private ka qenë në qendër të vëmendjes, para se të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother” dhe sigurisht që interesi do të ishte më i lartë kur ta shihni 24 orë në lojë.

Por, nuk kaloi shumë dhe Meritoni, ashtu edhe si pritej, gjeti dashurinë.

Ai dhe Ilnisa, prej gati 2 muajsh janë çift dhe nga ato çfarë thonë të dy janë mëse të dashuruar me njëri-tjetrin.

Meriton Mjekiqi e ka përjetuar keq momentin kur partnerja e tij, Ilnisa Agolli, doli në një përballje në nominim me gazetaren Lediona Xheladinaj.

Pasi ajo u nis për në studion e BBV, ku edhe do t’i komunikohej vendimi i televotimit, moderatori u betua se nëse Ilnisa nuk rikthehej në shtëpi, do të linte garën.

Gjithashtu, i premtoi gazetares se do të vazhdonin jetën së bashku dhe do të shkonin te djali i tij, Loari në Austri.

“Ta premtoj, po nuk erdhe do të vijë unë.

Po ta premtoj.

Mos hajde të më takosh se dalim në nominim kokë më kokë.

Nëse nuk vjen, do të vij tek ti, do ikim në Austri, do takojmë Loarin dhe do të vazhdojmë jetën tonë, ik”, i tha moderatori.

I pyetur nga moderatori i emisionit, Ledion Liço, lidhur me vendimin, ai u shpreh: “Kemi kaluar ditë të vështira, ka qenë në tension, ka përjetuar edhe pjesën time ku tregova rrëfimin tim. I premtova dhe do e pres këtu, besoj që do të vijë”.

Meriton Mjekiqi qëndroi i ulur i vetëm në korridor, duke pritur vendimin e publikut se kush do të ishte banorja që do të largohej nga BBV.

Por, Ilnisa i shpëtoi televotimit dhe u rikthye në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ndërsa Lediona Xheladinaj u eliminua.

Ishte ky dhe momenti, ku në publik u duk se kjo lidhje sa shkonte dhe bëhej më e fortë, duke u bërë fjalë për dashuri, jo për një flirt kalimtar.

Por, ajo që deri më sot nuk dihej rreth moderatorit nga Kosova është pikërisht lidhja që ka lënë pezull.

Ashtu si miqtë e afërt flasin, kur ai u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, kishte një raport të saponisur jashtë.

Vajza në fjalë është një emër i njohur i rrjeteve sociale, që shpeshherë e kemi parë edhe në ekrane. Vajza në fjalë dhe Meritoni kanë pasur disa kohë së bashku, por mjaftueshëm sa miqtë e afërt t’i njohin si çift.

Megjithatë, vetë Meritoni nuk ka thënë asgjë për këtë histori, duke zgjedhur mos të flasë. Nga ana tjetër, ai nuk ka treguar asnjë histori që ka patur, përveç asaj me nënën e djalit të tij.

Ndonëse shpesh i pyetur nga banorët, reperi nuk ka pranuar të përgjigjet nëse është “single” apo në një lidhje.

Të paktën deri në momentin që u lidh me Ilnisën, pasi më pas, historitë e lëna jashtë për të tashmë kanë përfunduar njëherë e mirë.

Duket se nga vajza që Meritoni ka lënë jashtë, nuk e ka pritur aspak mirë këtë sjellje të partnerit, ku që në javët e para të lojës, e ka larguar nga “Instagram”-i, duke mbyllur kështu këtë raport të nisur muajt e fundit.

Ndërkaq vitet e fundit, një raport të tensionuar, moderatori ka patur edhe me nënën e djalit të tij.

Meriton Mjekiqi e ka përmendur shumë herë djalin e tij, Loarin, në shtëpinë e “Big Brother Vip” ku shprehet se i biri është gjëja më e rëndësishme për të.

Madje, ka deklaruar se nëse do të bënte një tatuazh do kishte lidhje me imazhin e djalit.

Por, ish-partnerja e tij në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Meritoni nuk ekziston në jetën e të birit.

Ajo ka deklaruar se kujdestaria e Loarit i takon vetëm asaj, duke hedhur poshtë pretendimet e moderatorit.

Pak ditë më parë, moderatori Meriton Mjekiqi foli për marrëdhënien me djalin e tij me ish-partneren, Egesta, teksa u shpreh se e ka marrë malli për të birin.

Gjatë një bisede me gazetaren Ledjona Xheladinaj në BBV, ai u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”.

Kujtojmë që ndarja e moderatorit me ishpartneren e tij nuk ka qenë paqësore, pasi Egesta disa vite më parë hodhi akuza se Meritoni ishte vetëm babai biologjik i fëmijës dhe se nuk e kishte takuar asnjëherë të birin.

Madje, Meritoni pranoi t’i jepte atësinë djalit, vetëm pasi i bëri dhe testet përkatëse, duke e çuar këtë konflikt edhe më tej.

Historia e Meriton Mjekiqit vite me parë me ish-partneren, Egestën, ishte historia që përsëritej në “showbizz”-in e Kosovës.

Në atë kohë vetëm 23 vjeç, Meriton Mjekiqi, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar gjatë spektaklit “Dance with me” si partner i Rovena Stefës, u nda nga e dashura shtatzënë, vetëm një muaj pasi ua prezantoi ndjekësve në “Instagram”.

Të FUNDIT