E diel, 1 Shtator, 2024
19 C
Pristina

Ledioni drejtuar Romeos: Më shumë reagove për Erjolën sesa për Heidin

Kjo javë ka pasur në qendër debatin mes Gracianos dhe Heidit, ku balerini i ka kujtuar të shkuarën Heidit.

Ai i ka kujtuar disa ish-banorë, me të cilët Heidi ka flirtuar sipas tij.

Një klip përmbledhës u trasmetua mbrëmjen e sotme në “prime”, i cili acaroi Romeon, pasi Graciano në dhomën e rrëfimit shprehu se Heidi i ka shkelur syrin, gjë të cilën pak më parë ia kishte mohuar.

Prezantuesi i spektaklit, Ledjon Liço, shprehu habi për reagimin e Romeos duke thënë se Heidi i ka treguar gjithë fjalët që i ka thënë Graciano dhe nuk ka reaguar.

Gjithashtu ai shtoi se Romeo më tepër ka reaguar për situatën e Erjolës se sa për Heidin.

Ledjoni: Po ashtu më bën habi që Romeo kishte gjithë mundësinë e tij, përn sa kohë i ka treguar Heidi se është lënduar gjatë këtyre ditëve dhe nuk e di pse gjithë ky zelli për të bërtitur të vjen në ‘prime’.

Dhoma e rrëfimit kishte vetëm një fjali më shumë.

Ajo që është më e çuditshme është që ti më shumë reagove për situatën e Erjolës sesa për Heidin.

Nga Rubrika