E premte, 18 Tetor, 2024
13 C
Pristina

Magjia e Big Brother: Alaudin Hamiti zbulon pamje ekskluzive para fillimit të spektaklit

Me pak orë mbetur nga hapja e një prej spektakleve më të pritura të vitit, Big Brother Vip Kosova, emocionet janë në kulmin e tyre.

Prezentuesi i njohur, Alaudin Hamiti, ka ndarë pamje ekskluzive të përgatitjeve të fundit, duke e bërë këtë moment edhe më magjik për adhuruesit e këtij formati të njohur.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Hamiti shkruan: “Pak nga magjia e së nesërmes”, duke sugjeruar se spektakli do të sjellë surpriza të papritura dhe emocionuese.

Pamjet tregojnë atmosferën e ngrohtë dhe energjinë e lartë që po krijohet në prapaskenë, ndërsa ekipet e prodhimit po punojnë me intensitet për të siguruar që çdo detaj të jetë perfekt.

Kujtojmë se në këtë edicion, opinionistë të Big Brother Vip Kosova do të jenë dy figura të njohura të ekranit: Olta Gixhari dhe Milaim Zeka.

Shiko videon:

Nga Rubrika