Web Analytics

Mesazhi për Meritonin në “Big Love”, reagon Zhaklin Lekatari

Botuar nga: InfoKosova

Zhaklina Lekatari shprehu hapur mbështetjen për një nga banorët e këtij sezoni të “Big Brother VIP”.

Nëpërmjet platformës “Big Love”, ajo i dërgoi një mesazh Meriton Mjekiqit ku shkruante:

“Meriton, kur të vihet burrëria në diskutim, ti tregon akoma më shumë burrëri, duke qenë njeri dhe jo lojtar.

Loja jote është shumë e bukur por mos harro që ne fund fitues nuk është jeta virtuale por jeta reale, ajo njerëzore, pjesa jote më e bukur.

Unë e di që nuk je përndjekës sepse perfeksioni yt tek gruaja nuk është i turmës por i cilësisë.

Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë metalitetin kampion”.

Zhaklina është pyetur për mesazhin e saj teksa ka qenë sot e ftuar në “Wake Up”, ku tha:

“Mesazhi i ka dhënë të gjitha.

Duke qenë jashtë Big-ut kam simpati për të gjithë ose nuk kam simpati për të gjithë.

Big Love është gjetje shumë e bukur, unë doja ta çoja atë mesazh”.

Sa i takon lidhjes së dashurisë mes Meritonit dhe Ilnisa Agollit, Zhaklina u shpreh se është bukur të shohësh ‘dy prindër beqarë dhe me diferencë në moshë të dashurohen’.

“Kjo na tregon se dashuria nuk është ajo që shohim nëpër filma.

Dashuria është e bukur kur është e vërtetë.

Mua më pëlqen thyerja e steriotipeve.

Ky shembull më pëlqen shumë dhe duhet të vlerësohet”, tha gazetarja e njohur.

Të FUNDIT