E hënë, 7 Tetor, 2024
12.5 C
Pristina

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe vranësira, me ngritje të temperaturave maksimale deri në 24 gradë Celsius, si dhe reshje lokale shiu ditën e mërkurë dhe të premte.

Sot sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 18 – 21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Nga Rubrika