Web Analytics

Një tjetër çift në Big Brother VIP Albania 3, puthje e përqafime në pishinë

Duket se në Big Brother VIP Albania 3 janë duke u konsoliduar tashmë çiftet.

Një raport është krijuar mes Meritonit dhe Ilnisës, e po ashtu mes Bardhit e Sara Gjordenit.

Por, tani siç shihet po krijohet edhe një tjetër çift i ri në këtë edicion.

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë dy konkurentët që këto ditë kanë sjell disa momente të bukura së bashku.

Edhe pse nuk kanë shprehur ende ndonjë pëlqim, ata po shijojnë çdo çast me njëri-tjetrin.

Së fundmi u argëtuan në pishinë, ku nuk munguan as puthjet e përqafimet mes tyre.

Mbetet të shikohet raporti i tyre se si do vijohet .

Shiko foton:

Nga rubrika