Web Analytics

Njësia Speciale hyn brenda Manastirit të Banjskës

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, është futur brenda Manastirit të Banjskës, ku ndodheshin grupi kriminal serb i armatosur së bashku me dhjetra pelegrinë.

Më pas ka shoqëruar në stacionin e policisë në jug të Mitrovicës 49 pelegrinë, për t’i verifikuar dhe testuar për parafinë.

Telegrafi mëson se është gjetur sasi e madhe e armatimit brenda manastirit, e po ashtu brenda automjeteve që gjendeshin pranë manastirit.

Ndërkaq, i arrestuari më parë nga PK-ja, është B.S., i lindur në vitin 1992, nga Mitrovica e Veriut, pjesëtar i Mbrojtjes Civile.

Për ngjarjen, ka reaguar edhe Manastiri i Deçanit.

Manastiri në llogarinë zyrtare në Twitter, tani rrjet social “X”, ka dënuar ashpër sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës.

“Më herët sot, Kisha #Ortodokse #Serbe në #Kosovë dënoi fuqishëm dhe në mënyrë eksplicite sulmin e sotëm të armatosur nga sulmues të paidentifikuar të armatosur rëndë ndaj policisë së #Kosovës . Kisha denoncoi gjithashtu ndërhyrjen me forcë të personave të armatosur në manastirin e Banjskës, duke rrezikuar jetën e klerit dhe 40 pelegrinëve të pranishëm në Liturgjinë e së Dielës. Paqja dhe rendi duhet të ruhen në Kosovë dhe të gjithë qytetarët të mbrohen në mënyrë adekuate“, thuhet në reagim.

Nga rubrika