Web Analytics

Pamjet tronditëse të Celine Dion kur pëson krizat e sëmundjes (VIDEO)

Epërlotur, e skuqur dhe e paaftë për të kontrolluar trupin e saj, Celine Dion shfaqet duke përballur një sulm të dhimbshëm 10-minutësh.

Pamjet në fjalë janë pjesë e dokumentarit të saj të ardhshëm, ku nxjerr në pah betejën e këngëtares me famë botërore me sindromën e personit të ngurtë (SPS).

Ylli i muzikës shihet në kujdesin e profesionistëve që përpiqen dëshpërimisht të lehtësojnë spazmat e saj të dhimbshme të muskujve, ndërsa një ekip kameramanësh filmon në heshtje përvojën e hidhur.

56-vjeçarja u diagnostikua me këtë gjendje, një çrregullim i rrallë neurologjik autoimun që shkakton ngurtësim të muskujve dhe spazma të pakontrollueshme.

Betejat e saj të mëvonshme do të jenë gjithashtu pjesë e dokumentarit “I Am: Céline Dion”, e po ashtu edhe vendimi për t’u tërhequr nga syri i publikut duke u pajtuar me sëmundjen.

Në videon e shpërndarë, Dion pas krizës së pësuar shprehet:

“Sa herë që ndodh diçka e tillë, të bën të ndihesh shumë e turpëruar dhe kështu, nuk di si ta shpreh.

Megjithatë, unë ende e shoh veten duke kërcyer dhe kënduar.

Unë e kam gjithmonë planin B dhe planin C, e dini.

Kjo jam unë.

Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci.

Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem.

Por unë nuk do të ndalem.

Unë nuk do të ndalem”.

Shiko videon:

 

Nga rubrika