Web Analytics

Pas dështimit të 4 fejesave me vajzat e famshme shqiptare, Seldi heq dorë nga muzika?

Këngëtari Seldi Qalliu, më tepër se për karrirën dhe muzikën e tij është përfolur për jetën private dhe lidhjet me vajzat e famshme.

Por për fat të keq, 4 fejesa që Seldi ka bërë publike kanë përfunduar në ndarje.

Në vitin 2011 këngëtari Seldi bëri publike lidhjen e tij me vajzën e gazetarit të njohur, Milaim Zekës, Dafinën.

Lidhja e tyre kaloi në tjetër nivel dhe çifti u fejua.

Por në vitin 2016 kjo marrëdhenie mori fund.

Por Dafina nuk ishte e fejuara e parë e Seldit.

E para ishte Domenika Çaushaj, vajza nga Vlora që Seldi e njohu në “Big Brother” dhe pas daljes vendosi të fejohej me të.

Ndryshe nga historia me Dafinën, ndarja nga Domenika u pasua me konflikt e polemika.

Fejesa e tretë e Seldit ishte me këngëtaren Mimoza Shkodra.

Në vitin 2018, kur gjithandej përfiltej për një dasëm të çiftit në fakt erdhi lajmi i ndarjes së tyre, shrkuan albeu.

Fejesa e katërt dhe e fundit (mediatike) e këngëtarit ishte ajo me modelen Sindy Çela.

22 vjeçarja, e cila jeton në Belgjikë pranoi se me Seldin ishte dashuri me shikim të parë.

Por edhe kjo si 3 fejesat e para përfundoi shpejt në ndarje.

Pas kësaj ndarje Seldi stopoi edhe jetën virtuale, duke mos postuar asgjë nga aktiviteti i tij.

Postimi i fundit i këngëtarit në Instagram daton në 10 qershor 2021, pra rreth një vitë e gjysmë më parë.

Dihet vetëm se Seldi për momentin është shpërngulur në Londër, por mbetet për tu parë nëse këngëtai do t’i rikthehet sërish muzikës dhe skenave./albeu

Nga rubrika