Web Analytics

Roli i Gjermanisë në sigurinë e rajonit – ministri gjerman i Mbrojtjes viziton sot Kosovën

Botuar nga: InfoKosova

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij, Pistorius do të zhvillojë takime të ndara me krerët e shtetit.

Ai fillimisht do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

Takimi me të parën e shtetit tonë do të mbahet në Presidencë duke filluar nga ora 11:00, pas të cilit do të mbahet edhe një konferencë për media.

Pas takmit me Osmanin, ministri gjerman do të pritet në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurtit.

Takimi mes tyre do të nis në orën 12:30.

Ministri gjerman në Ministrinë e Mbrojtjes do të pritet me ceremoni zyrtare, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, nga ora 13:30. /Telegrafi/

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT