Web Analytics

Salihaj: Qeveria Kurti e ka zvogëluar buxhetin për arsim

Botuar nga: InfoKosova

Njohësi i arsimit, Jonuz Salihaj, duke komentuar rezultatet e testit PISA tha se nëse do të testoheshin nxënësit para lufte, do të kishin rezultate më të mira se sa tani.

“Me na pas mat neve performancën para lufte edhe na kishim dalë si Palestina, më mirë se tash, sepse kemi pasur mobilizim. Na jemi ma keq, askush nuk është kujdesur për cilësinë e arsimit. Tash mund të arsyetohen si të duan edhe mund t’ia lënë pandemisë fajin, por kjo e ka prekur të gjithë globin. Kjo mund të zgjidhet vetëm nëse angazhohemi të gjithë”, deklaroi Salihaj në emisionin KallxoPernime.

Ai tutje u shpreh se MASHTI nuk e ka rritur buxhetin për arsimin ashtu siç po proklamon, por e kundërta.

“Këta po thonë se e kanë rrit buxhetin, 370 milionë, i kanë ndarë buxhet por a e di sa është ajo në GDP, 3.5%, pra është ulë buxheti si GDP, dmth duhet patjetër me dalë 6%. Nuk mund të flasim për arsim me buxhet të vogël”, shtoi ai.

Testi PISA 2022 është mbajtur nga data 25 prill deri më 20 maj të vitit 2022 dhe janë testuar 6027 nxënës 15-vjeçarë, nga 229 shkolla.

Në matematikë Kosova është në vendin e 74 nga 80 shtete pjesëmarrëse, me 355 pikë. Në lexim, Kosova është në vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse, me 342 pikë. Në shkencë, Kosova është në vendin e 77, me 357 pikë. Në matematikë dhe lexim, Kosova ka 11 pikë më pak se në vitin 2018, ndërsa në shkencë i ka 8 pikë më pak.

Në vitin 2018, Kosova është ranguar e treta nga fundi i listës së rezultateve, nga 79 shtete pjesëmarrëse. Me 353 pikë në lexim, 366 pikë në matematikë dhe 365 pikë në shkencë.

Kurse, në vitin 2015, në lexim Kosova kishte 347 pikë, në matematikë 362 dhe në shkencë 378 pikë.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT