E shtunë, 5 Tetor, 2024
14.4 C
Pristina

Së shpejti prindër, rrëfehet Sara: I mora testet dhe ia lashë Bardhit në dorë duke u dridhur…

Sara dhe Bardhi janë duke shijuar jo vetëm dashurinë e tyre, por edhe pritjen e fëmijës së parë.

Çifti i krijuar në “Big Brother”, në një intervistë për revista ‘Who’, sjellë për herë të parë ndjesitë e kësaj shtatzënie, si dhe copëza nga e përditshmja e tyre.

Jeni në pritje të ëmbël, lajm që vendosët që shumë shpejt ta ndanit dhe për publikun, Sara si e more vesh, momenti që e ndave me Bardhi? Duam detaje!

Ishte moment shumë i shpejtë, ishim gati t’i hidhnim testet sepse dolën negative për shkak se isha ende shumë herët dhe donte kohë të shfaqej vija e dytë. Kur i bëra një kontroll tjetër pas 30 minutash, ishin dy vija.

Telefonova mamin që nisi të qante nga gëzimi, aty u ndërgjegjësova çfarë kishte ndodhur. I mora testet dhe ia lashë Bardhit në dorë duke u dridhur. Me dorën tjetër bëja video reagimin e tij. Jemi përqafuar dhe kemi qarë nja 15 minuta pa reshtur të dy me ngashërim. U duk sikur mërzia e atyre ditëve u shpërblye me lutjen tonë më të madhe.

Hezituat ta ndanit me familjen, apo ishte lajm që u përhap menjëherë?

Vendosëm vetë ta ndanim gëzimin shpejt. Arsyeja ishte sepse po na mbyste një negativitet i pamerituar. Donim të thyenim energjinë e keqe me një bekim.

Po rrjeti, fansat, rrethi juaj si reagoi, ndoshta ti Sara e ke përjetuar më shumë këtë pjesë, apo ishte “çmim” që e paguat të dy?

Nuk kam pasur çfarë çmimi të paguaj. Fëmija është bekim nga zoti. Nuk është çmim që paguhet, as reagimet për ardhjen e tij.

Nga Rubrika