Web Analytics

U prezantua i maskuar në “Fan Club”! Zbulohet, ja kush është banori më i ri i BBV!

Botuar nga: InfoKosova

Një banor i ri do t’i bashkohet shtëpisë së BBV ditën e martë. Ai u prezantua në “Fan Club” i maskuar.

Mirëpo është bërë me dije se banori më i ri i BBV quhet Amarildo Delia me profesion animator dhe moderator.

Që në prezantimin e tij në “Fan Club”, Amarildo ka ‘trazuar’ ujërat duke pasur kështu debatet e para me opinionistët Ina Kollçaku e Ronaldo Sharka.

Ai tha ndër të tjera se është i hapur për të bërë aleanca, më së shumti me Romeon, mirëpo shtoi se nuk i pëlqen asnjë romancë brenda shtëpisë.

Mbetet për t’u parë nëse banori i ri do të vazhdojë këtë ‘linjë loje’ edhe në BBV.

Shiko foton:

Të FUNDIT