Web Analytics

U tha se e ka braktisur e ëma, reagon Sara

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, teksa ishte e ftuar në një intervistë, Sara Gjordeni rrëfeu historinë e dhimbshme të jetës së saj.

Ajo tregoi për dhunën e babait dhe rritjen larg nënës së saj në moshën 2 vjeçe.

Mirëpo për këtë të fundit, ndjekësit e kanë keqkuptuar dhe një prej tyre ka komentuar duke thënë:

“Mendoj se karakteri i saj qenia e saj dmth tregon shumë për këtë vajzë.

Si një nënë lë femijën 2 vjec.

Nuk e di dmth.

Çfarë gjëje më e keqe mund t’i ndodh një fëmije, të rritet jetim me nënë gjallë”.

Sara është detyruar të sqarojë edhe njëherë për publikun deklaratën e saj, teksa bëri një postim në InstaStory ku shkruan:

“E kam lexuar disa herë këtë gjë.

O njerëz nuk më ka braktisur nëna.

Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe.

Ajo është kujdesur për mua financiarisht shumë e shumë vite.

Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet.

Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë.

Mjaft me këto keqkuptime skandaloze”.

Shiko foton:

Nga rubrika