E diel, 1 Shtator, 2024
15.7 C
Pristina

Xhuli tregon ngjarjen e pazakont që i ndodhi në Shtërpcë me policet serb: I shajta me nënë në shqip ata…

Bukuroshja dhe finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, e njohur ndryshe si Xhuli, ka treguar përmes disa videosh në InstaStory se është arrestuar nga policët serbë të Policisë së Kosovës në Shtërpcë më 17 shkurt të këtij viti, në ditën kur Kosova festoi përvjetorin e saj të 16-të.

“O njerëz të bukur, dua t’ju tregoj një ngjarje që më ka ndodhur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës,më 17 shkurt 2024.

Jam në Shtërpcë për momentin, ky qytet është i serbëve para se të shkosh në Brezovicë, ku jam duke shkuar unë për një takim.

Hera e parë në jetën time që u futa në burg dhe më lidhën me pranga pranga, sepse unë erdha nga Amerika për të festuar dhe vendosa të shkoj në Brezovicë.

Bile ja ku jemi, këtu jemi te policia, më lidhën me pranga për dy orë, dhe po dua t’ju tregoj se atë ditë, ishin disa policët serbë, të veshur si Policia e Kosovës, më folën serbisht në Ditën e Pavarësisë së vendit tim.

Nuk di nëse është mirë që po e them këtë publikisht, por më preku aq shumë, sa i shajta në shqip”, tha Xhuli.

Tutje, ajo tha se nuk u përmbajt nga ajo çka i thanë policët e nacionalitet serbë, saqë nuk i kurseu të sharat në gjuhën shqipe.

Nga Rubrika