E martë, 1 Tetor, 2024
14.5 C
Pristina

Si të “hakmerresh” kur të tradhton partneri? E tregon Françeska, nisur nga eksperienca e saj…

Të jesh në kulmin e moshës, vetëm 20 vjeç (ose edhe më pak së kaq), një ndër vajzat më të bukura jo vetëm nga sa sheh rrotull, por edhe nga ato të pasarelave, dhe të tradhtohesh nga i dashuri, duket se është më shumë se absurde.

Por ja që qenka e mundshme edhe kjo…

Dhe kush e ka provuar këtë? Miss Universe 2024, Françeska Rustem. Tashmë nuk do të flasë më për jetën personale, sepse e di që rrjeti do ta ndëshkojë, sido që të jetë.

Sulmet mediatike, kush më mirë se një vajzë që ka vuajtur nga bullizmi mund t’i dijë? Por më herët ka kaluar një histori dashurie, nga e cila është thyer. Shkak, tradhtia.

Nga studio e “S’e luan Topi”, Françeska tregoi se si e ka përjetuar atë gjendje dhe si është ndier pasi ka mësuar se i dashuri e tradhtonte.

“Komplet e thyer, është gjëja e parë që mund të ndiesh, por mendoj që nuk ka nevojë për hakmarrje, nuk ka vend për t’i bërë dikujt tjetër keq. Nëse dikush tjetër ka qenë i keq me ty, nuk ke pse shkon në nivelin e tij, thjesht mund të ecësh përpara. Hakmarrja më e mirë është për t’u bërë më e mira e vetes”.

Por a kishte kuriozitet për të parë se cila ishte ajo tjetra? “Patjetër…”, – përgjigjet Françeska menjëherë, por shton se jo vetëm ish i dashuri, por edhe “ajo” (partnerja tjetër e tij), më vonë i kërkuan falje të dy. Për Miss-in, kjo është një shenjë qytetarie, sido të kenë qenë rrethanat.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S’e Luan Topi (@seluantopi)

Nga Rubrika