Web Analytics

Arsenali dhe Liverpooli monitorojnë Lovro Majer

Botuar nga: InfoKosova

Klubet angleze janë duke përcjellë zhvillimin e mesfushorit kroat, Lovro Majer, te skuadra e Rennes.

25-vjeçari ka regjistruar 37 paraqitje në të gjitha garat me klubin francez, por nuk është duke startuar në aq ndeshje sa dëshiron, prandaj sipas Mail Sport, është i hapur për një sfidë të re.

Bëhet e ditur se Arsenali dhe Liverpooli janë dy klubet më të interesuara për shërbimet e Majer.

Një lojtar inteligjent dhe teknik, ka përvojë me Kroacinë dhe ka luajtur në Kampionatin Botëror, madje arriti të shënonte në fitoren prej 4-1 kundër Kanadasë.

Ai vlerësohet lartë nga përzgjedhësi Zlatko Dalic dhe tashmë pritet të ngritet edhe në nivel klubesh.

Sipas njoftimit, mesfushori mund të kalojë në Ligën Premier për një shumë prej 30 milionë funtesh (45.5 milionë euro).

Të FUNDIT