E shtunë, 21 Shtator, 2024
12.1 C
Pristina

Dyshohet se shiti armë pa autorizim, arrestohet një person në Deçan

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën “shitje e paautorizuar e armëve”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:00, në Deçan.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Nga Rubrika