Web Analytics

Fundjava e nxehtë dhe me temperatura të larta

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell. Vranësira të mesme parashihen për rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes e lehtë deri mesatare.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.

Preferohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ndërsa kërkohet nga qytetarët që të kenë kujdes nga rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë. /Telegrafi/

Nga rubrika