Web Analytics

Giroud e krahason Pulisicin me Hazardin: Do ta donin te Milanin

Botuar nga: InfoKosova

Olivier Giroud e ka krahasuar Christian Pulisicin me Eden Hazardin dhe ka thënë se do ta mirëpriste amerikanin te Milani.

Sulmuesi francez ka luajtur me yllin e SHBA-ve te Chelsea para se të kalonte në San Siro në verën e vitit 2021.

Dyshja e fituan Ligën e Kampionëve së bashku, ndërsa Pulisic kishte shënuar në gjysmëfinale për ta mposhtur Real Madridin duke i dërguar Blutë në finale.

Futbollisti i Chelseat është duke kaluar periudhë të vështirë në Stamford Bridge, ndërsa Giroud ka reaguar për ta krahasuar me një tjetër ish-futbollist të skuadrës angleze, Eden Hazard.

“Ai ishte një njeri i lumtur, gjithmonë në disponim të mirë, duke qeshur. Ishte lehtë të argëtoheshe me të. Kuptimi im me të në fushë ishte kulmor, pak a shumë sikurse me Eden (Hazard), edhe pse kam luajtur me pak me Christianin”, është shprehur Giroud për Morning Footy.

Kur është pyetur nëse do të ishte një lojtar i mirë për ekipin e Milanit, francezi është shprehur:

“Mendoj se njerëzit këtu do ta dëshironin. Është padyshim një emër i madh i në Evropë, prandaj do të na ndihmonte”.

Të FUNDIT