E diel, 1 Shtator, 2024
15.7 C
Pristina

I përket besimit të krishterë por Sara me Bardhin bëjn gjestin e madh në muajin e shenjtë të Ramazanit

Sara Gjordeni tregon se edhe pse i përket besimit të krishterë, ajo dhuron gjithnjë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Ish-banorja e Big Brother tha se merr nisma të tilla thuajse çdo vit me ndjekësit e saj, por kësaj radhe edhe me Bardhin.

E njëjta bashkë me të dashurin e saj do të dhurojnë rroba për ata që kanë nevojë.

Kështu njofton në një postim të shpërndarë në rrjete sociale dhe u bën thirrje ndjekësve që ta kontaktojnë.

Postimi i plotë i Sarës (pa ndërhyrje):

“Ndjekësit e mi të vjetër e dinë tashmë se pavarësisht fesë sime të krishterë, prej gjashtë vitesh në periudhën e Ramazanit, dhuroj çfarë kam mundësi për familjet në nevojë ose ndërmarr nisma të tilla me ndjekësit e mi.

Këtë vit, unë dhe Bardhi kemi vendosur bashkarisht që shumë prej veshjeve të cilat kemi veshur në Big Brother, por edhe ato të cilat kanë nevojë, e përveç tyre një shifër të caktuar të ardhurash.

Për këtë kemi nevojë ndihmën tuaj.

Na shkruani në Instagram për familje të tilla që njihni ose jeni një vetë. Bisedat nuk bëhen publike për të ruajtur privatësinë. Me dashuri, Sara dhe Bardhi”. /Telegrafi/

Shiko fotot:

Nga Rubrika