Web Analytics

I shkoi në shtëpi dhe e rrahu ish-bashkëshorten, policia arreston të dyshuarin në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëshortes së tij.

Siç thuhet në njoftim, i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij duke e sulmuar dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Viti 26.06.2024 – 16:43. Më 28.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka shkuar në shtëpinë e viktimës ish-bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtës”, thuhet në njoftim.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Nga rubrika